Katari merr përgjigje pozitive nga Hamasi për planin e armëpushimit

katari merr pergjigje pozitive nga hamasi per planin e armepushimit

09:22 07/02/2024

Ndërmjetësuesit e SHBA-së, Katarit dhe Egjiptit kanë intensifikuar përpjekjet për një armëpushim të zgjatur pasi grupi palestinez iu përgjigj një propozimi për një pauzë të zgjatur në luftime dhe lirimin e pengjeve.

Hamasi iu përgjigj të martën një propozimi të hartuar më shumë se një javë më parë nga shefat e spiunazhit të SHBA dhe Izraelit në një takim në Paris me ndërmjetësuesit egjiptianë dhe ata të Katarit. Detajet nuk u zbuluan, por në një deklaratë Hamasi u shpreh se ka një frymë pozitive duke siguruar një armëpushim gjithëpërfshirës dhe të plotë, që do të mundësonte dhënies fund të agresionit kundër popullit duke siguruar lehtësim, strehim dhe rindërtim, duke hequr rrethimin në Rripin e Gazës dhe duke arritur një shkëmbim të të burgosurve.

Në Doha, sekretari amerikan Antony Blinken u shpreh se ka ende shumë punë përpara për t’u bërë.

“Ka ende shumë punë për të bërë, por ne vazhdojmë të besojmë se një marrëveshje është e mundur. Ne jemi gjithashtu të vendosur të përdorim çdo pauzë për të vazhduar të hapim një rrugë diplomatike përpara drejt një paqeje dhe sigurie të drejtë dhe të qëndrueshme për rajonin. Kjo është ajo në të cilën jemi fokusuar intensivisht me partnerët tanë në Katar, Egjipt, duke punuar me Izraelin”.

Katari e përshkroi përgjigjen e Hamasit si “pozitive” në përgjithësi, ndërsa burime egjiptiane të sigurisë i thanë Reuters se Hamasi tregoi fleksibilitet. Armëpushimi do të zgjasë të paktën 40 ditë, gjatë së cilës militantët do të lironin civilët mes pengjeve të mbetura që ata mbajnë. Do të pasonin faza të tjera, për të dorëzuar ushtarët dhe trupat e pajetë të pengjeve, në këmbim të lirimit të palestinezëve të burgosur në Izrael. Armëpushimi do të rriste gjithashtu fluksin e ushqimit dhe ndihmave të tjera për civilët e Gazës, të cilët po përballen me urinë dhe mungesa të rënda të furnizimeve bazë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka përjashtuar të dyja kërkesat, duke thënë se Izraeli është i përkushtuar të vazhdojë ofensivën e tij deri në fitoren totale mbi Hamasin dhe të kthejë të gjithë pengjet. Ai gjithashtu ka hedhur poshtë thirrjet e SHBA për krijimin e një shteti palestinez.

Ushtria izraelite një ditë më parë bëri të ditur se 31 nga pengjet e mbetura në Gaza ishin shpallur të vdekur. Izraeli më parë tha se 136 pengje ishin ende në Gaza pasi 110 u liruan nën një armëpushim shtatë-ditor të nëntorit, kur Izraeli liroi gjithashtu 240 palestinezë të burgosur.

Në terren në Gaza, forcat izraelite vijojnë luftimet në Khan Younis. Të paktën 14 persona u vranë nga sulmet ajrore. Rafah godit gjithashtu nga sulmet ajrore dhe bombardimet. Shqetësimet po shtohen për një pushtim tokësor izraelit të qytetit jugor të Rafahut  shtëpia e rreth 1.4 milionë palestinezëve të zhvendosur ndërsa OKB-ja paralajmëron për një humbje jetësh në shkallë të gjerë.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts