Katastrofa edhe në vendin komunist (Video)

21:54 08/08/2021

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka urdhëruar ushtrinë që të ndihmojë rajonet e prekura nga përmbytjet, të cilat pritet që të vazhdojnë edhe javët e ardhshme. Më shumë se 1 mijë shtëpi janë dëmtuar dhe 5 mijë persona janë evakuuar si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që shkaktuan shembjen e argjinaturave të lumenjve. Deri më tani nuk raportohet për viktima.

Shtëpitë janë përmbytur në gjatësi deri tek çatitë. Me qindra hektarë toke janë dëmtuar. Sipas mediave, shirat e fuqishme do të zgjasin deri më 10 Gusht.

Komisioni Qendror Ushtarak i Partisë së Punëtorëve pati një takim për të diskutuar rreth masave që do të merren. Në këtë takim, Kim nuk ishte i pranishëm, ama ishte siguruar që të shkonte mesazhi tek ushtria për të ndihmuar rajonin dhe për të pasur sa më pak dëme tek të mbjellat.

Në Qershor, Kim ka pranuar që vende përballet me një situatë të përkeqësuar me ushqimin. Sipas tij, sektori i agrikulturës ka dështuar që të përmbushë objektivat për shkak të përmbytjeve vitin e kaluar. Po ashtu vendi diktatorial vuan edhe një krizë ekonomike të frikshme prej pandemisë dhe sanksioneve ndërkombëtare mbi programin bërthamor./tvklan.al


TĂ« ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *