Katastrofa mjedisore në Fier/ Kreu i Bashkisë i përgjigjet Bashës: Lulzimi dhe të “tijët” e kanë të kotë, edhe pak ditë dhe historia e plehrave merr fund








djegia e plehrave

Kreu i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për katastrofën mjedisore që po ndodh prej disa ditësh në këtë Bashki, me djegien e plehrave duke ngritur shtëllunga tymi në qiell dhe duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Subashi thotë se edhe pak ditë dhe ajo fushë e djegies së mbetjeve do të jetë një kujtim.

Ndërsa thekson se kryetari i PD nuk ka “moralin” për të reaguar për plehrat në Fieri duke renditur këto arsye:

“Lulzimi dhe të “tijët” në Fier që votuan kundër në Këshill Bashkiak për emergjencën mjedisore te fusha ekzistuese 70 vjeçare, që votuan kundër dhe bënë të gjitha përpjekjet për të penguar investimin e qeverisë për impiantin e ri, që organizuan pafund protesta duke helmuar mendjet e njerëzve për ndërtimin e impiantit të ri, duke e shtyrë rreth 2 vjet në kohë përfundimin e tij, që vazhdojnë të shpifin pa fund për gjoja helmimin e ujërave, të ajrit, të tokës nga impianti i ri, sot dalin dhe bëjnë të pafajshmin, apo të paditurin?!”.

Kujtojmë që në një reagim në mëngjes, kryedemokrati shkruante në rrjetet sociale: “Dita e katërt e katastrofës mjedisore në Fier. E njëjta skemë kriminale si në Durrës e Kavajë.Digjen plehrat, helmohen familjet,vetëm që të justifikojnë më pas pagesa të majme inceneratorëve me aksionerë mafian dhe qeveritarët e korruptuar”.

POSTIMI I PLOTE

Lulzimi paska reaguar sot për plehrat në Fier!!
Po si ka mundësi?!
Ku e gjen të drejtën morale?!

Lulzimi dhe të “tijët” në Fier që votuan kundër në Këshill Bashkiak për emergjencën mjedisore te fusha ekzistuese 70 vjeçare, që votuan kundër dhe bënë të gjitha përpjekjet për të penguar investimin e qeverisë për impiantin e ri, që organizuan pafund protesta duke helmuar mendjet e njerëzve për ndërtimin e impiantit të ri, duke e shtyrë rreth 2 vjet në kohë përfundimin e tij, që vazhdojnë të shpifin pa fund për gjoja helmimin e ujërave, të ajrit, të tokës nga impianti i ri, sot dalin dhe bëjnë të pafajshmin, apo të paditurin?!

E kanë të kotë!

Edhe pak ditë dhe historia e plehrave për Fierin në atë fushë 70 vjeçare do të marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Ajo fushë do të jetë një kujtim i hidhur për të gjithë, por në rradhë të parë do të jetë njolla e turpit për Lulëzimët që donin ta mbanin gjallë me çdo mjet e mënyrë.

Fund plehrave në qytet!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *