
20:30 25/12/2021
Ajo tha se dëshironte të falenderonte të gjithë ata që luftuan gjate pandemisë
Dukesha e Kembrixhit i ka befasuar të gjithë teksa ka performuar në piano përkrah muzikantit Tom Walker.
E veshur me një pallto të kuqe festive, Kate Middelton shfaqi të gjitha aftësitë e saj në piano. Performanca e plotë u dha në kanalin e YouTube dhe brenda më pak se një ore ajo grumbulloi plot 10,000 shikime.
Ajo tha se dëshironte të falënderonte të gjitha ata që dëshmuan mirësi dhe që luftuan gjatë pandemisë Covid-19.
Kate tha se Mbretëria e Bashkuar ishte përballur me “shumë sfida” gjatë pandemisë, duke përfshirë vdekjen e të dashurve dhe punëtorët e vijës së parë që janë përballur me një presion të jashtëzakonshëm.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al