KATEGORIA E PARË/ 16 skuadra në fushën e blertë, zbuloni 8 sfidat interesante të ditës së sotme








Sot, në orën 14:00 do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e javës së shtatë të Kategorisë së Parë.

topi-kategoria-e-pare

Kryesuesit e Bylisit do të kërkojnë të shkëputen edhe më shumë në tabelën e klasifikimit, teksa do të përballen në stadiumin “Adush Muça” ndaj Lushnjës.

Korabi i vendit të dytë do të sfidojë në transfertë skuadrën e Pogradecit në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”.

Erzeni do të luajë në transfertë ndaj Tërbunit. Tomori do të masë forcat në shtëpi ndaj skuadrës së Maliqit.

Një ndeshje e luftuar do të jetë edhe ajo mes Besës dhe Apolonisë, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht tre pikët.

Burreli do të ndeshet në transfertë ndaj Turbinës.

Besëlidhja do të sfidojë Vorën, për të bërë kthesën e madhe duke parë se ndodhet e fundit në klasifikim me një pikë të grumbulluar.

Butrinti do të sfidojë në shtëpi ndaj Shkumbinit.

SFIDAT E DITËS SË SOTME TË JAVËS SË SHTATË NË KATEGORINË E PARË –

KAT 1

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *