Kategoria e Parë/ 20 gola në 7 sfida! Erzeni nuk fal ndaj Tomorit, 2 skuadra shkëlqejnë në transfertë. Ja të gjitha rezultatet






U luajtën ditën e sotme 7 sfidat e vlefshme për javën e 24-t të Kategorisë së Dytë, ku u regjistruan në total plot 20 gola: 

topi-kategoria-e-pare

Erzeni mori provizorisht kreun pasi mposhti në shtëpi Tomorin me rezultatin 2-1. Golat e Ymerit dhe Raboshtës mjaftuan për t’i dhënë tre pikë vendasve.

Hap fals për Korabin e vendit të tretë që u ndal në një barazim pa gola me Burrelin, ndërsa Tërbuni mposhti minimalisht Butrintin falë golit të Kekos.

7 gola në sfidën midis Shkumbinit dhe Besëlidhjes që përfundoi me fitoren e miqve 5-2. De Zhesu dhe Nunes shënuan për Shkumbinin, ndërsa Bushi, Hasbajrrami, Gjikolaj dhe dy herë Denaj plotësuan “manitan” për Besëlidhjen.

Renditja

Ndalet në barazim Lushnja dhe Pogradeci që përfundoi me rezultatin 1-1. Golit të Kolgega iu përgjigj në fundin e takimit Pengu që vendosi edhe ekuilibrat e takimit.

Turbina arriti një triumf të artë në transfertë ndaj Vorës me rezultatin 0-2. Fitore e rëndësishme në shtëpi edhe për Maliqin përballë Besën. Juglindorët lanë fundin duke parakaluar Shkumbinin.

REZULTATET:

ERZENI-TOMORI 2-1

Ymeri 10′ , Raboshta 55′ / Manellari 22′ 

TËRBUNI-BUTRINTI 1-0

Keko 34′ 

MALIQI-BESA 3-2

Kita 20′, 51′, Xaka 90′ / Sulovari 39′ , Hoxha 90+3

SHKUMBINI-BESËLIDHJA 2-5

De Zhesu 9′, Freire 45′ / Bushi 19′ , M.Hasbajrami 49′ (autogol), Gjikolaj 73′ , Re.Danaj 75′, 90+2′

VORA-TURBINA 0-2

Hasaj 64′, Lushaku 67′ (autogol)

LUSHNJA-POGRADECI 1-1

Kolgega 52′ / Pengu 85′

BURRELI-KORABI 0-0

ka1

gola

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.