KATEGORIA E PARË/ Nuk ka fitues në Berat, Tomori ndal “vrullin” e Dinamos












Tomori dhe Dinamo kanë ndarë pikët në ndeshjen e javës së katërt të Kategorisë së Parë, teksa në stadiumin e qytetit të Beratit ka përfunduar në rezultatin e barabartë 1-1.

DINAMO

Sfida nisi menjëherë me gol, teksa në minutën e 12′, ishte Ervis Caco ai që gjeti avantazhin për skuadrën beratase.

Në përfundim të pjesës së parë blutë nga kryeqyteti gjetën barazimin në minutën e 37′ me Redon Danajn.

Me këtë ndalesë, Tomori ngjitet në vendin e gjashtë së bashku me Skënderbeun duke grumbulluar 5 pikë.

Ndërsa dinamovitët e Nevil Dedes pas këtij barazimi do të ndajnë vendin e parë së bashku me Korabin dhe Tërbunin, në kuotën e 8 pikëve.

FT | TOMORI 1-1 DINAMO

Caco 12′ / Danaj 37′

FORMACIONET ZYRTARE –

TOMORI – Boje; Çaço, Kasmollari, Hida, Shaqe; Alinani, Fejzaj, Dejvid, Solomon; Kuame, Laval. Trajner: Klodian Arbëri.

DINAMO – Simoni; Fetaj, Dikson, Mija, Allmuça; Lilaj, Daja, Ymeri, Danaj; Denison, T. Marku. Trajner: Nevil Dede.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Laver Alla (Lushnje)

Asistent i parë – Edlir Malo (Lushnje)

Asistent i dytë – Delin Kasa (Kavajë)

Arbitër i katërt – Olti Cela (Lushnje)

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *