Katër grabitësit e armatosur hyjnë në banesën e sulmuesit te Barcelonës dhe e dhunojnë në sy të bashkëshortes me shufër hekuri! Arratisen pasi i vjedhin bizhuteritë


















Sulmuesi i Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang ka rënë pre e një grabitje të dhunshme në banesën e tij në qytetin spanjoll në orët e para të mëngjesit të së hënës. Raportohet se disa persona të armatosur hynë brenda dhe e dhunuan.

Pierre-Emerick Aubameyang

El Pais raporton se të paktën katër burra u ngjitën në kopshtin e tij në kompleksin në Castelldefels, duke kërcënuar me armë zjarri lojtarin dhe e dhunuan me shufra hekuri. Hajdutët arritën të hapnin kasafortën e lojtarit dhe pasi morën biznuteritë u arratisën.

Aubameyang, i cili iu bashkua klubit nga Arsenali në janar, u dhunua nga grabitësit në sy të gruas së tij Alysha Behague. Kriminelët raportohet se ikën me një Audi A3 të bardhë. Grabitja ka ndodhur rreth orës një të mëngjesit.

Pierre-Emerick Aubameyang1

33-vjeçari është në një marrëdhënie me Behague për më shumë se dhjetë vjet pasi çifti u takuan kur futbollisti ishte në AC Milan.

Ata kanë dy fëmijë së bashku, Curtys, 11 vjeç dhe Pierre, 6. Aktualisht nuk dihet nëse fëmijët kanë qenë në shtëpi gjatë grabitjes.

Behague raportohet se telefonoi policinë, e cila është në kërkim të autorëve.

Pierre-Emerick Aubameyang2

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com