Katër rajone ukrainase përgatiten të mbajnë referendume

kater rajone ukrainase pergatiten te mbajne referendume
kater rajone ukrainase pergatiten te mbajne referendume

07:49 23/09/2022

Udhëheqësit e instaluar nga Rusia njoftuan planet një sfidë për Perëndimin që mund të përshkallëzoje luftën

Katër zona të Ukrainës të kontrolluara nga Rusia dhe forcat pro-Moskës po përgatiten të mbajnë referendume për bashkimin me Rusinë, vota të dënuara gjerësisht nga Perëndimi si të paligjshme dhe pararendëse të aneksimit.

Udhëheqësit e instaluar nga Rusia njoftuan planet për fletëvotimet, një sfidë për Perëndimin që mund të përshkallëzojë ashpër luftën. Rezultatet shihen si një përfundim i paramenduar në favor të aneksimit dhe Ukraina dhe aleatët e saj e kanë bërë të qartë se nuk do t’i njohin rezultatet. Votimi në provincat Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia, që përfaqësojnë rreth 15% të territorit ukrainas, do të mbahen deri të martën e javës së ardhshme.

Ukraina nisi këtë muaj një kundërofensivë që ka rimarrë pjesë të mëdha territori, shtatë muaj pasi Rusia pushtoi dhe nisi një luftë që ka vrarë mijëra, zhvendosur miliona dhe dëmtuar ekonominë globale.

Me presidentin rus Vladimir Putin që njoftoi gjithashtu mobilizimin e 300,000 trupave për të luftuar në Ukrainë, Moska duket se po përpiqet të rimarrë situatën në dorë.  Votimi në Krime në 2014, i kritikuar ndërkombëtarisht si i manipuluar, pati një rezultat zyrtar prej 97% në favor të aneksimit formal. “Nëse i gjithë ky shpallet territor i Rusisë, ata mund të deklarojnë se ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Rusisë, në mënyrë që të luftojnë pa asnjë rezervë”, ka bërë të ditur guvernatori rajonal i Luhanskut, për TV ukrainas.

Referendumet janë denoncuar nga liderët botërorë, duke përfshirë presidentin e SHBA Joe Biden, Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres dhe presidentin francez Emmanuel Macron, si dhe NATO, Bashkimi Evropian dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

OSBE, e cila monitoron zgjedhjet, tha se rezultatet nuk do të kishin fuqi ligjore sepse ato nuk përputhen me ligjin e Ukrainës ose standardet ndërkombëtare dhe zonat nuk janë të sigurta. Po ashtu nuk do të ketë vëzhgues të pavarur dhe shumica e popullsisë së paraluftës është larguar.

Rusia tashmë i konsideron Luhanskun dhe Donetsk, të cilat së bashku përbëjnë rajonin e Donbasit të pushtuar pjesërisht nga Moska në 2014, si shtete të pavarura. Aktualisht forcat ruse kontrollojnë vetëm rreth 60% të rajonit të Donetskut. Ndërkaq Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka bërë të ditur se Rusia kishte nisur sulmet në rajonin e Donetskut dhe se bombardimet kishin plagosur një gjeneral rus në rajonin e Luhanskut. Rusia thuhet se ka humbur disa komandantë të rangut të lartë gjatë luftës shtatë mujore.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts