Katër raste pozitive, skuadra e Tiranës shndërrohet në… vatër COVID-i








Skuadra e Tiranës, është shndërruar së fundmi në vatër COVID-i. Pas Marsel Ismajlgecit, ditën e sotme janë konfirmuar pozitivë me virusin e tmerrshëm që po bën kërdinë në të gjithë botën, edhe mbrojtësi i Kombëtares, Erjon Hoxhallari dhe fizioterapisti Arsen Voci, i cili është njëkohësisht edhe fizioterapisti i klubit më të titulluar në Shqipëri. Gjithashtu “Panorama Sport” mëson se i infektuar me Koronavirus ka rezultuar edhe përgatitësi atletik i bardhebluve Kosta Jani. 

Ismailgeci

Një situatë kaotike në klubin kryeqytetas, teksa dyshohet edhe për Majkëll Ngo dhe futbollistin Gjumsi, por momentalisht nuk ka një konfirmim në lidhje me këta dy të fundit. erjon hoxhallari

Ndërkohë për sa i përket pjestarëve të grumbulluar me ekipet Kombëtare, Si Ismajgeci, ashtu dhe Hoxhallari dhe Voci, janë larguar menjëherë nga hoteli ku gjenden të grumbulluar për t’u karantinuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Arsen Voci

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *