Katër skuadra për 3 vende në Champions, ja situata në rast pikësh të barabarta në fund të sezonit në Serinë A






Atalanta, Milan, Napoli dhe Juventus, katër skuadra në garë për tri vende të mundshme në Champions-in e sezonit të ardhshëm. Kur mungojnë tri ndeshje nga fundi i këtij kampionati, Interi është e vetmja që e ka siguruar matematikisht këtë objektiv, ndërsa me humbjen e pësuar mbrëmjen e djeshme, “Zonja e Vjetër” është më keq nga të gjitha dhe nuk po flasim vetëm për faktin se me 69 pikë ka zbritur në vend të pestë, por edhe duke parë moralin e skuadrës juventine.

3129446-64144648-2560-1440

Pas Interit, shumë më të qetë për 270 minutat finale janë Atalanta dhe Milani në vendin e dytë dhe të tretë në kuotë të barabartë pikës (72), ndërsa Napoli renditet i katërti me 70. Situata është tmerrësisht e komplikuar, por me kriteret që janë qartësuar edhe më shumë pas ndeshjes së mbrëmjes së djeshme në Torino, ja kush janë ekipet që do të kualifikohen në Champions 2021-2022, në rast pikësh të barabarta.

KRITERET BAZË

– Pikë të fituara në përballjet direkte.

– Diferenca e golave në përballjet direkte.

– Diferenca e përgjithshme e golave në fund të kampionatit

– Gola total, realizuar nga dy skuadrat.

– Short, në rast baraspeshe të katër pikave të mësipërme.

Më poshtë janë të gjitha kombinimet dhe situatat në avantazh të secilës prej katër skuadrave në garë për Champions-in, në rast pikësh të barabarta në fund, ndonëse për të kompletuar totalisht tablonë finale pritet vetëm dueli direkt i fundit në kalendar, Atalanta-Milan. Gjithsesi, deri atëherë ja si është situata aktuale, duke menduar nëse me pikë të barabarta përfundojnë vetëm dy ekipe:

– Juventus dhe Milan: Milani në avantazh, si rrjedhojë e diferencës së golave në përballjet direkte.

– Juventus dhe Napoli: Napoli në avantazh, si rrjedhojë e golavarazhit total aktual.

– Juventus dhe Atalanta: Atalanta në avantazh, si rrjedhojë e pikëve në përballjet direkte. – Milani dhe Napoli

– Milani në avantazh, si rrjedhojë e diferencës së golave në përballjet direkte.

– Milan dhe Atalanta: Atalanta në avantazh, si rrjedhojë e golavarazhit total aktual, por pritet të luhet ndeshja e kthimit.

– Napoli dhe Atalanta: Napoli në avantazh, si rrjedhojë e golavarazhit në përballjet direkte.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *