“Kauza jonë është e drejtë”, Lukashenko siguron Putinin për triumfin e Rusisë: Nuk kemi zgjidhje përveç fitores

Vladimir Putin zhvilloi ditën e sotme një takim me homologun e tij bjellorus, Aleksandër Lukashenko, i cili e siguroi liderin rus se ai do të triumfojë pavarësisht protestave që kanë pushtuar vendin pas njoftimit për mobilizimin e pjesshëm të popullatës.

Dhjetëra mijëra burra të moshës ushtarake tani po kërkojnë aktivisht të ikin nga Rusia për të shmangur dërgimin në Ukrainë .

Megjithatë, Lukashenko siguroi aleatin e tij se do të fitonte pavarësisht trazirave në rritje për mobilizimin e tij.

“Kursi ynë është i drejtë, kauza jonë është e drejtë,” i tha ai Putinit, duke bërë që presidenti rus të buzëqeshë. “Ne do të fitojmë. Nuk kemi zgjidhje tjetër”, deklaroi Lukashenko, teksa i kërkoi udhëheqësit rus të mos shqetësohej për largimin e njerëzve nga vendi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *