Kavajë/ Vjehrri plagos me thikë dhëndrin, arrestohet nga policia

kavaje vjehrri plagos me thike dhendrin arrestohet nga policia
kavaje vjehrri plagos me thike dhendrin arrestohet nga policia

Policia në Kavajë ka arrestuar një 64-vjeçar, pasi dyshohet për plagosje.

64-vjeçari dyshohet se ka plagosur me thikë dhëndrin e tij, 46 vjeç. Mësohet se vjehrri ka ndërhyrë në konflikt familjar, pasi vajza e tij dhe dhëndri kanë bërë sherr me njëri-tjetrin.

“Kavajë

Plagosi me mjet prerës dhëndrin e tij, shoqërohet në Polici 64-vjeçari, autor i dyshuar i plagosjes.

Rreth orës 17:00, në Spitalin Rajonal Durrës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi L. D., 46 vjeç, banues në lagjen nr.3, Kavajë, i plagosur me mjet prerës (thikë), jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në spital dhe në vendin ku ka ndodhur ngjarja (në banesën e shtetasit L. D) dhe, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta, kanë bërë shoqërimin e vjehrrit të 46-vjeçarit, shtetasin P. D., 64 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se shtetasi P. D., e ka plagosur me mjet prerës (thikë) dhëndrin e tij për motive familjare, pasi  46-vjeçarit fillimisht është konfliktuar me bashkëshorten e tij e më pas dyshohet se ka ndërhyrë vjehrri për të ndihmuar vajzën e tij, ku gjatë këtij konflikti ky i fundit e ka plagosur me thikë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts