Kazakistan, tejkalon 7 milionë numri i personave të vaksinuar kundër COVID-19

Në Kazakistan numri i personave të vaksinuar kundër koronavirusit të ri (COVID-19) arriti në mbi 7 milionë.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se si pjesë e luftës kundër COVID-19 vendi me një popullsi prej 19 milionë banorë, përdori vaksinat Sputnik V, Hayat Vax, CoronaVac dhe Sinopharm si dhe vaksinën vendase QazVak.

Në vend ku vaksinimi masiv kundër virusit filloi më 1 shkurt, numri i njerëzve që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 arriti në 7.334.000.

Ndërsa numri i njerëzve që përfunduan dozën e dytë të vaksinës arriti në 6.201.000.

Në vend, ku gjithsej 7 provinca, përfshirë kryeqytetin Nur Sultan dhe qytetin e Almaty, janë në kategorinë e kuqe, në 24 orët e fundit u regjistruan 2.093 raste me COVID-19 ndërsa 3.504 persona tjerë u shëruan nga ky virus.

Më parë në vend u obligua që punonjësit e sektorëve të ndryshëm, veçanërisht sektori publik dhe ai i shërbimeve, të vaksinoheshin kundër COVID-19.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *