Kazakistani shfuqizon plotësisht dënimin me vdekje

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Zhomart Tokayev, nënshkroi sot një projektligj me të cilin u shfuqizua plotësisht dënimi me vdekje në vend, tha presidenca në një deklaratë.

Javën e kaluar, parlamenti i Kazakistanit kishte miratuar projektligjin që shfuqizon dënimin me vdekje, një hap që do shënoi një ndryshim të rëndësishëm politikash për vendin e Azisë Qendrore, sipas raportimeve lokale.

Ligji përjashtoi plotësisht dënimin me vdekje nga Kodi Penal i vendit.

Më 2 janar 2021, Tokayev nënshkroi një dekret për ratifikimin e Protokollit të Dytë Fakultativ të OKB-së për Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.