KE ndal fondet buxhetore për Poloninë për shkak të gjobave të papaguara

Komisioni Evropian ka ndalur për herë të parë fondet e buxhetit të BE-së me vlerë rreth 15 milionë euro (17 milionë dollarë) për Poloninë për shkak të gjobave të papaguara të vendosura nga gjykata lidhur me një mosmarrëveshje të gjatë të minierës së qymyrit.

Një zëdhënës i krahut ekzekutiv të BE-së tha se kjo vlerë do të zbritet pas 10 ditësh nga një pagesë buxhetore që i përkiste Polonisë.
Mosmarrëveshja përqendrohet rreth një rasti në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë (ECJ) për minierën Turow pranë kufirit të Polonisë me Republikën Çeke dhe Gjermaninë.

Në vitin 2020, Praga u ankua në ECJ se zgjerimi i operacioneve të Polonisë pa kontrolle me ndikim mjedisor shkelte ligjin e BE-së dhe se i frikësohej shfaqjes së ndonjë problemi lidhur me furnizimin me ujë të pijshëm.

Këto ankesa mbështetën vendimin e përkohshëm të EJC-së në maj 2021 për pezullimin e minierave derisa gjykata më e lartë e bllokut të nxirrte një vendim përfundimtar.

Polonia e kundërshtoi dhe në shtator të vitit 2021 EJC vendosi gjoba ditore prej 500,000 euro për aq kohë sa Varshava shpërfillte vendimin e përkohshëm. Polonia nuk ka bërë ende asnjë pagesë.

Të enjten e kaluar Republika Çeke dhe Polonia arritën një marrëveshje politike për të zgjidhur mosmarrëveshjen. Praga ra dakord të tërhiqte çështjen e ECJ-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.