
Në emisionin “Kjo Javë” në News24, Gazment Bardhi foli për domosdoshmërinë e opozitës që të jetë e bashkuar. Ai gjithashtu komentoi edhe përplasjen me kreun e PD Lulzim Bashën për të cilën tha se nuk është i detyruar të ndjekë një rrugë në cilën nuk beson.
I pyetur nga gazetarja Nisida Tufa se kë njeh kryetar të PD, Bardhi tha se në këtë moment nuk ka kryetar të Partisë Demokratike, duke shtuar se njeh vendimin e organit më të lartë drejtues të partisë.
“Në këtë moment nuk ka kryetar të PD. Sipas vendimit të Këshillit Kombëtar, vendimmarrja për drejtimin e përkohshëm të partisë është shtyrë për një moment tjetër.”, tha Bardhi.
[embedded content]
Sakaq Bardhi u pyet nëse e njeh kandidatin për Bashkinë e Kukësit. Ai u përgjigj duke thënë se njeh kandidatin e opozitës së Kukësit, atë të PD-së dhe PS-së. Më tej shtoi se nuk ka rëndësi sigla.
“Unë njoh kandidatin e opozitës për Kukësin, atë të PD-së dhe PS-së. Nuk ka rëndësi sigla. Unë jam opozitar dhe në opozitë duhet të bëj zgjedhje. Unë kam zgjedhur të bëhem pjesë e zgjedhës së çdo gazetari”, përfundoi Bardhi.
[embedded content]
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al