Kë njihni si kryetar të PD zyrtarisht? Ja si përgjigjet Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Celibashi








Situata e krijuar në Partinë Demokratike, për shkak të lëvizjeve të ish kryeministrit Sali Berisha, i cili pretendon se delegatët e kanë shkarkuar Lulzim Bashën si kryetar të PD në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, ka vënë edhe KQZ-në në situatë jo të zakontë.

I pyetur nga mediat se kë njeh si kryetar të Partisë Demokratike zyrtarisht, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shmangu përgjigjen e drejtpërdrejtë për shkak se nuk janë dorëzuar ende në KQZ dokumentet për regjistrim nga partitë politike.

“S’kam droje për të thënë opinionet e mia, por do duhet të jem institucional, kur të paraqiten kërkesat do jetë përgjigja e pyetjes suaj që mund të jetë e ditur edhe tani për mua e të gjithë”, tha Celibashi.

Pyetje: Kë njihni ju si kryetar të PD zyrtarisht? A keni marrë shkresë nga komsioni i Rithemelit ku ju vënën në dijeni vendimin për shkarkimin e Bashes si kryetar i PD?

Përgjigja e Ilirjan Celibashit:

Deri në momentin qe flasim nuk kemi ansjë komunikim me parti politke apo grupim politik, quajeni si te doni.

Natyrshëm unë mund të them dicka, por do duhet ta kem sjelljen në mënyrë korrekte dhe institucionale dhe për këtë shkak, se s’kam droje për të thënë opinionet e mia, por do duhet të jem institucional, kur të paraqiten kërkesat do jetë përgjigja e pyetjes suaj që mund të jetë e ditur edhe tani për mua e të gjithë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.