Kejn mbetet lojtari më i rëndësishëm tek Anglia, ka shënuar 60 gola në 78 ndeshje

kejn mbetet lojtari me i rendesishem tek anglia ka shenuar 60 gola ne 78 ndeshje



































Është e vështirë të shohësh përtej kapitenit Herri Kejn kur bëhet pyetja se kush ka qenë lojtari më i rëndësishëm në mandatin e Garet Sauthgejtit si trajner.

kejn bellingham

Sulmuesi ka shënuar 60 gola në 78 paraqitje nën drejtimin e Sauthgejtit, ndërsa në 68 prej atyre ndeshjeve, sulmuesi i Bajernit të Mynihut e ka udhëhequr ekipin kombëtar si kapiten. Ky numër golash është më larti që ka shënuar çdo lojtar tjetër nën një trajner të vetëm të Anglisë, me Geri Linekerin të radhës në listë, duke shënuar 35 herë gjatë mbretërimit të Bobi Robsonit.

Ish-lojtari i Totenhemit kishte shënuar vetëm pesë gola në 17 ndeshje ndërkombëtare përpara se trajneri aktual i “tre luanëve” të merrte drejtimin e ekipit. Ai është golashënuesi më i mirë i Anglisë në epokën e Sauthgejtit, me Rahim Sterlingun më të mirën e radhës me 18 gola, duke ngritur pyetjen se sa të suksesshëm do të kishin qenë ishullorët pa gola te tij.

Kejn, gjithashtu ka më shumë asiste nën drejtimin e Sauthgejtit, 18, tre më shumë se Sterling, i cili është i dyti në listë. Kjo e çon numrin e kontributeve të tij në gola 76, në 78 ndeshje. 30-vjeçari ka gjithashtu më shumë ndeshje titullar (70) nën drejtimin e Sauthgejtit, si edhe më shumë paraqitje. Portieri Xhordan Pikford është i dyti pas Kejnit për sa i përket starteve, me 65, ndërsa zëvendëskapiteni Kajl Uoker është i dyti me më shumë paraqitje (67).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts