Këlliçi: Duan të qëndrojnë 12 vjet në pushtet që Meto Cenollari të vazhdojë të bëjë hajdutin! Ja kandidati për deputet i PS-së që e ka shok  



Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një postim në facebook thotë se PS e kërkon mandatin e tretë për të vjedhur.

belind kellici

Këlliçi i referohet këtu rastit të nëndrejtorit të tregjeve, Meto Cenollari, që sipas tij, ky i fundit është shok me kandidatin për deputet të PS-së, Plarent Ndreca dhe kërkon vota për të.

Cenollari, i demaskuar në emisionin investigativ Stop për abuzim me detyrën e nëndrejtorit të tregjeve, të vazhdojë të bëjë hajdutin”, shkruan Këlliçi.

Postimi i plotë:

Ja pse duan të qëndrojnë 12 vjet në pushtet! Që Meto Cenollari, i demaskuar në emisionin investigativ Stop për abuzim me detyrën e nëndrejtorit të tregjeve, të vazhdojë të bëjë hajdutin. Kandidati Plarent Ndreca, avokat i Rilindjes në çdo ekran, e ka shokun Meto në krah. Kërkon vota me të. Ç’guxim që ka pafytyrësia!

Kjo është oferta dhe programi i Rilindjes për banorët e Unazës së Re. Këtë ju kërkojnë të votoni: Hajdutërinë

Më 25 prill, jepini përgjigjen e merituar.

1 2

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *