Këlliçi takon fermerin në Vaqarr dhe premton: Nga viti i parë në qeverisje do të japim 100 milionë euro subvencione!

Kandidati demokrat për deputet në Tiranë, Belind Këlliçi, vizitoi serrën prej 2200 metrash katrorë të një fermeri në Vaqarr.
belind kellici

Pyetjes së Këlliçit nëse përfaqësues të qeverisë ose Bashkisë Tiranë kanë ardhur deri këtu, fermeri tha se: “Edhe po të dojë të vijë s’ka nga vjen me këtë rrugë”.

Fermeri thotë se vështirësitë e tyre janë të shumta, nga barnat bujqësore te taksat e larta, si dhe mungesa e subvencioneve nga qeveria.

“Nga e gjithë serra, 1 lek s’ka nga shteti“, thotë ai, duke shtuar se e vetmja mbështetje që gjen është prej miqve të tij, shpesh herë duke përfunduar në borxhe.

Këto pengesa financiare jo vetëm që ngadalësojnë ecurinë e punës por sipas vetë fermerit, dëmtojnë edhe konsumatorin shqiptar.

Kemi bërë lekë vetëm me rregullu makinat tona sepse u prishen shpatullat”, tha fermeri duke iu referuar sërish rrugës së shkatërruar.

Këlliçi, duke i sjellë në vëmendje programin elektoral të PD për bujqësinë i ka kërkuar të mos dorëzohet: “Nga viti i parë në qeverisje, do të japim 100 milionë euro subvencione për fermerët tanë“.

Belind Këlliçi është përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë të PD për qarkun Tiranë, duke u renditur në vendin e dhjetë. Kjo është gara e parë elektorale për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, i cili mban njëkohësisht detyrën e drejtuesit politik për degët 6, 13, 15 dhe 16 të PD.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *