Këlliçi thirrje SPAK: Të bllokohen të gjitha asetet e firmës ‘5D Konstruksion’! Ftesë qytetarëve për protestën e të premtes

kellici thirrje spak te bllokohen te gjitha asetet e firmes 5d konstruksion ftese qytetareve per protesten e te premtes
kellici thirrje spak te bllokohen te gjitha asetet e firmes 5d konstruksion ftese qytetareve per protesten e te premtes

TIRANE

Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion që të vendosë nën sekuestro të gjitha pasuritë e firmës ‘5D Konstruksion’, që sipas tij është faktuar se pronarët e saj janë Redi Molla dhe Mariglen Qato.

Këlliçi ka akuzuar kryebashkiakun si të përfshirë në këtë aferë, ndërkohë që kërkon që të bllokohen asetet e të gjithë personave të përfshirë në këtë aferë.

“E gjitha kjo është një drejtësi me regji, ku arrestojmë disa drejtorë që mbajnë burgun për shefin dhe paratë e pronarit faktit Erion Veliaj, nuk guxojnë të preken.

I bëjmë thirrje SPAK, se hetime boshe për të arrestuar disa drejtorë, hajdutë banalë që i kanë shërbyer shefit, për të vjedhur dhjetëra e qindra miliona euro, nuk quhet drejtesi.

Sot, jo nesër, por SOT, duhet të bllokohen të gjitha asetet e kompanisë 5D, Redi Mollës, Mariglen Qatos, Nestor Muhametllarit dhe çdo individi tjetër të përfshirë, duke mos harruar njëlloj si në dosjen e inceneratorëve, Kreun e Grupit të Strukturuar Kriminal 5D, Erion Veliajn”, thekson Këlliçi.

Më tej, demokrati ka kërkuar pjesëmarrjen në protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës. Sipas Këlliçit tubimi i radhës do të jetë ditën e premte më 26 prill.

DEKLARATA E BELIND KËLLIÇIT:

Po bëhen tashmë 4 javë nga arrestimet e drejtorëve hajdutë të Bashkisë Tiranë, për mega aferën korruptive të kompanisë 5D KONSTRUKSION.

Hetimet faktuan atë çka kemi kallëzuar 1 vit më pare, sesi korrupsioni në Bashkinë e Tiranës tashmë nga norma 20-30-40 % kishte kaluar në masën 100%.

45 tendera me vlerë 28 milionë euro dhe 3 leje ndërtimi janë ajo që ne faktuam me dokumente dhe prova të pamohueshme, për këtë grup të strukturuar kriminal.

SPAK dhe në këtë rast prokurori Klodian Braho, duket se janë mjaftuar vetëm me arrestimin e Mariglen Qatos dhe Redi Mollës, duke kursyer për të disatën herë kreun e kësaj organizate kriminale, si dhe pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj.

Nga kjo foltore, prej më shumë se 7 muajsh kam bërë publike dokumentacionin që e lidh në mënyrë të drejtpërdrejtë Erion Veliajn me inceneratorin e Tiranës.

Nga kjo foltore kam publikuar komunikime telefonike dhe e-maile që lidhin në mënyrë të drejtpërdrejtë Erion Veliajn me inceneratorin e Tiranës.

Nga kjo foltore kam bërë publike shkresën e zv/ Kryeministres Belinda Balluku, që e shkruante e zezë mbi të bardhë se Erion Veliaj është përgjegjës direkt për bllokimin e Njësisë së Zbatimit të Projektit, për të cilën do të mbante ai përgjegjësi për dëmin që po i shkaktonte palës shtet.

Nga kjo foltore u kam dërguar prokurorëve të SPAK intervistën e ish zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj, ku e akuzonte direkt Erion Veliajn se është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës.

Ndërkohë, këto 4 javë kemi patur mundësi të lexojmë të gjithë dosjen e kompanisë 5D, ku punonjëset shprehen hapur se pronar në hotelin e kësaj kompanie është “LALI”, e “lal” të vetëshpallur veç një ka në Shqipëri, ai është Erion Veliaj.

I rendita të gjitha këto fakte pasi ende sot nga SPAK nuk ka asnjë veprim për të sekuestruar asetet dhe paratë e kompanisë së Inceneratorit te Tiranës, por me flagrant është fakti se ende pas 1 muaji nuk kemi asnjë bllokim të aseteve të kompanisë së 5 Drejtorëve.

Administratori Nestor Muhametllari është i lirë dhe asetet e llogaritë bankare vazhdojnë të jenë të pa sekuestruara.

E gjitha kjo është një drejtësi me regji, ku arrestojmë disa drejtorë që mbajnë burgun për shefin dhe paratë e pronarit faktit Erion Veliaj, nuk guxojnë të preken.

I bëjmë thirrje SPAK, se hetime boshe për të arrestuar disa drejtorë, hajdutë banalë që i kanë shërbyer shefit, për të vjedhur dhjetëra e qindra miliona euro, NUK QUHEN DREJTËSI.

Sot, jo nesër, por SOT, duhet të bllokohen të gjitha asetet e kompanisë 5D, Redi Mollës, Mariglen Qatos, Nestor Muhametllarit dhe çdo individi tjetër të përfshirë, duke mos harruar njëlloj si në dosjen e inceneratorëve, Kreun e Grupit të Strukturuar Kriminal 5D, Erion Veliajn.

Opozita është e angazhuar të mbajë premtimin e dhënë, për të bërë transparencë për bandën kriminale të Bashkisë Tiranë, ndaj ditët në vijim do të kemi të tjera dokumente tronditëse për korrupsionin dhe hajdutërinë e kësaj bande famoze.

Shtetasi Erion Veliaj, do të japë llogari për çdo vjedhje e abuzim që i ka bërë Tiranës, duke mos harruar kurrë as vdekjen e Ardit Gjoklajt, as shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, as vjedhjen e taksave të kryeqytetasve dhe ta harrojë se ka SPAK apo ndërkombëtar që e mbron dot.

Gjej rastin sërish, të ftoj qytetarët e Tiranës, të mblidhemi në protestën e radhës, përpara bashkisë më të korruptuar në Europë, ditën e premte, datë 26 prill, ora 11:00, për ta çliruar Tiranën nga një bandit, i cili do të mbahet mend si hajduti më i madh i këtij qyteti.

O sot, o kurrë!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts