“Këmbën e dëmtoi te krevati”, zbardhet dëshmia e edukatores së kopshtit privat: Vajzën e qëllova se….

Pas rastit të rëndë të dhunimit deri në thyerjen e këmbës së një vajze 3-vjeçare në një kopsht privat në kryeqytet, edukatorja e akuzuar ka mohuar kategorikisht se ajo është e përfshirë në lëndimin e të miturës.

Ajo ka dëshmuar se e ka kuptuar se vajza kishte dëmtuar këmbën kur e ka parë, por sipas saj 3-vjeçarja mund ta ketë dëmtuar te krevati, pasi aty ka hapësira.

Majlinda Dehima deklaroi se pasi është zgjuar rreth orës 15:00 ka parë vajzën duke qarë dhe ka konstatuar këmbën e ënjtur.

Ajo rrëfeu më tej se pas kësaj ka vendosur në dijeni drejtoreshën e kopshtit, ndërsa kur është pyetur se pse e qëllonte vajzën ajo ka thënë “që të kishte vëmendjen sepse qante”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts