“Kemi ardhur për të mundur Italinë”, Shaqiri kërkon rezultatin historik: Të rinjtë tani janë ndryshe, ne ishim të turpshëm








Zvicra kërkon që të shkruajë historinë dhe lërë Italinë Kampione Europe, jashtë Botërorit 2022. Ky është objektivi i qartë i helvetëve, siç ka shpjeguar sot kapiteni Xherdan Shaqiri në konferencën për shtyp para sfidës me të kaltrit.

dddddddd

Të dy skuadrat janë me pikë të barabarta në grup dhe kjo është një finale e mirëfilltë për vendin e parë ku nuk lejohen gabimet. Shaqiri, i cili është kapiten për këtë sfidë si pasojë e mungesës së Xhakës, ka shpjeguar se mungesat e shumta nga të dy palët nuk duhet të jenë justifikim.

“Mungesat janë pjesë e futbollit. Të rinjtë luajnë me dëshirë për të zbritur në fushë. Objektivi do të jetë të mundim Italinë, është një mundësi e madhe për të gjithë ne. Vijmë këtu jo për t’u mbyllur në mbrojtje, por për t’i krijuar telashe kundërshtarëve me një taktikë të menduar mirë.

Të rinjtë? Ata trajtohen në vitin 2021 në një mënyrë të ndryshme në krahasim me të kaluarën. Ndoshta ne ishim më të ndrojtur, ndërsa tani kanë më pak frikë të tregojnë se sa vlejnë dhe të rrezikojnë. Cilësia e sektorit të të rinjve është rritur dhe tani janë në gjendje që të rivalizojnë me ne. Por të gjithë kemi eufori, jo vetëm të rinjtë, por edhe ne më të kolauduarit.

Për ne do të jetë ndeshja e vitit, do të ishte sensacionale që të fitonim. Ata janë qartësisht favoritë, kanë një cilësi të pabesueshme. Po do të jetë një ndeshje e bukur, duhet të japim më të mirën tonë”, tha Shaqiri para gazetarëve.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *