‘’Kemi frikë’’, flet për BBC babai i gazetarit të arrestuar në Bjellorusi:  Mund ta rrahin e torturojnë, shpresojmë në presion të paparë nga ndërkombëtarët

Babai i gazetarit Roman Protasevich, Dmitri Protasevich është prononcuar për BBC lidhur me arrestimin e djalit të tij nga autoritetet bjelloruse teksa ishte duke fluturuar me avion nga Greqia për në Lituani.

Dmitri Protasevich deklaron se është i frikësuar për fatin e të birit teksa pranon se mund ta rrahin e torturojnë brenda në qeli.

“Shpresojmë se ai do të përballet. Kemi frikë as ta mendojmë, por është e mundur që ai mund të rrihet dhe torturohet. Ne me të vërtetë kemi frikë nga kjo,”- tha ai .

Protasevich shpreson se presioni nga bashkësia ndërkombëtare të jetë si asnjëherë tjetër në mënyrë që Bjellorusia të kuptojë se ka bërë një gabim të madh dhe të lirojë të birin.

“Ne jemi vërtet të tronditur dhe me të vërtetë të mërzitur. Kjo lloj gjëje nuk duhet të ndodhë në Shekullin 21 në zemër të Evropës. Shpresojmë që gjithë bashkësia ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian, do të ushtrojë presion të paparë mbi autoritetet. Shpresojmë që presioni të funksionojë dhe autoritetet do të kuptojnë se ata kanë bërë një gabim vërtet të madh.”-deklaroi Protasevich.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *