“Kemi gabuar, disa lojtarë në momente të vështira duhet të dallohen”, Shkëmbi pas disfatës me Vllazninë: Merkato? Dua që deri në janar…








Pas humbjes me rezultatin tenistik 6-3 ndaj Vllaznisë në stadiumin “Loro Boriçi”, në mikrofonat e “SuperSport” ka folur trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi i cili ka analizuar këtë disfatë të rëndë për blutë e kryeqytetit:

bledi shkembi

“Gabuam shumë në fazën mbrojtëse. E nisëm mirë shënuam gol, nuk ishim të përqendruar. Në futboll kur fillon të ecë tersi sepse e kam provuar edhe vetë në fushë, kur skuadra që provon të riniset është e vështirë që ta kthesh.

Të gjithë lojtarët janë njësoj paguhen për të luajtur, nuk kanë rëndësi të quhen kështu  mungesat. Ne i dinim cilësitë e Vllaznisë, u munduam të merrnim masat tona gjithçka shkoi keq. Duhet të kisha bërë diçka ndryshe.

Përgjegjësitë janë të miat dhe të stafit, lojtarët u munduan që të bënin më të mirën. Ato zëvendësime i bëra kur ishim në disavantazh, Mihana kishte presionin e kundërshtarit, po mendoja që të luaja për gjithçka që ta fiotoja ose ta humbisja ndeshjen.

Unë kur them që marrë përgjegjësitë e them me sinqeritet, ka disa lojtarë që sot duhet të merrnin ekipin përdore si sot që ishim në momente të vështira.

Unë deri në janar dua që t’i marr maksimumin kësaj skuadre, pastaj deri në janar nuk e di, por është e pakëndshme që të mendojmë për merkaton e janarit tani.”, përfundoi Bledi Shkëmbi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *