“Kemi hyrë në fazën e bashkimit”/ Presidentja e KE-së: Progres kundër COVID! Për herë të parë në histori, plan për rimëkëmbjen e ekonomisë të financuar nga BE

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është shprehur Europa ka pësuar progres në përballjen me pandeminë.

Ajo gjithashtu theksoi se për herë të parë në histori është krijuar një plan rimëkëmbje i financuar nga BE, për të ndihmuar çdo shtet anëtar të rimëkëmbet nga kriza dhe të riformojë ekonominë e tij.

“Në dy vitet e fundit Evropa ka bërë një hap të ri përpara, duke zhvilluar përgjigjen e saj ndaj pandemisë. Për herë të parë në historinë tonë ne kemi bashkuar forcat për të prodhuar dhe blerë vaksina për të gjithë evropianët. Falë kësaj zgjedhjeje sot kemi të gjitha dozat e nevojshme për të përballuar valën e katërt të pandemisë. Dhe për herë të parë në histori ne kemi krijuar një plan rimëkëmbjeje, të financuar nga Bashkimi Evropian, për të ndihmuar çdo shtet anëtar të rimëkëmbet nga kriza dhe të riformojë ekonominë e tij. Ne e quajtëm atë ‘Next GenerationEU’. Me këto dy vendime ne kemi hyrë tashmë në një fazë të re në historinë e Bashkimit”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë fjalimit të saj hapës me rastin e 100 vjetorit të Universitetit Katolik, të Milanos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.