“Kemi kombëtare për 10 vitet e ardhshme”, Silvinjo i lumtur edhe pas eliminimit: Mund të pësonim 5 gola, jemi krenarë që askush nuk na ka turpëruar

kemi kombetare per 10 vitet e ardhshme silvinjo i lumtur edhe pas eliminimit mund te pesonim 5 gola jemi krenare qe askush nuk na ka turperuar

































Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka folur për mediat pas ndeshjes ndaj Spanjës, që dekretoi eliminimin e Shqipërisë. Ai analizoi ecurinë e ekipit në këtë turne dhe u shpreh se nuk do të ndryshonte asgjë në këtë ekip që sipas tij kishte bërë maksimumin.

bandicam-2024-06-25-00-09-14-726

“Jam krenar, për lojtarët e mi, për vendim. Është hera e dytë që luajmë në këtë kompeticon, e kam thënë edhe më herët. Unë me të vërtetë jam i lumtur për shtetin, federatën, të gjithë tifozët. Unë kam jetuar në Tiranë, jam trajneri i parë që ka jetuar në Tiranë një vit e gjysmë, kam zbuluar shumë lojtarë të mirë dhe pajtohem me ju që njerëzit mund të supozojnë që Italia mund të shënonte 3 gola, Kroacia 3-4 e Spanja 5 gola. Por kemi vlerësuar punën që kemi bërë, jo vetëm kemi bërë punë taktikë por edhe kemi patur besim. Kemi besuar që mund të konkurrojmë ndaj tre skuadrave të mëdha, ndaj skuadrave që shkojnë në gjysmëfinale e finale. Spanja lojtarë shumë të mirë, të shpejtë, që mund të godasin dhe shënojnë gola. Kemi parë tranzicione të lojës, video të tyre. Janë të shpejtë dhe kanë lojtarë që arrijnë te porta shumë shpejt, kanë aftësi teknike, janë të shpejtë. Janë skuadër që mund të mbrohet shumë mirë, kanë një linjë të përkryer të katër mbrojtësve, mbyllen shumë mirë. luajnë në tranzicion. Është skuadër me të vërtetë e gatshme për të fituar çdo gjë. Mendoj se është një prej favoriteve për të fituar këtë kompeticion.

Shorti ishte më të vërtetë i vështirë, grup i vështirë, nuk ishim mësuar të luanim në këto kompeticione. Ndaj kemi patur një numër të konsiderueshëm të lojtarëve të rinj që janë shumë premtues. Shpresoj që të jenë në kombëtare për 10 vitet e ardhshme. Kemi një ekip të konsoliduar. Kam kaluar shumë net pa gjumë, por i kam ëndërruar këto momente, si të shënojmë ndaj Kroacisë, ndaj Italise së organizuar apo Spanjës që është e madhe. Kemi kaluar orë pa gjumë por ia vlejti se arritëm të konkurrojmë, kemi qenë dinjitozë në fushë dhe nuk kemi asnjë keqardhje. Vendi ynë është krenar me ne, duhet të mësohemi me kompeticione të tilla, të luajmë në nivele të larta, duhet të përmirësohemi.

Unë dua të pushoj paksa, pasi kemi punuar për shumë muaj pa ndërprerje. Kroacia e Spanja më kanë dhënë kokëçarje të mëdha, si Italia. Unë përfaqësoj një vend që ka mundur të pësojë 3-4 5 gola ndaj këtyre kundërshtarëve, por nuk ndodhi dhe jemi krenarë.

Dukej e paimagjinueshme që Shqipëria të ishte në këtë kompeticion në fillimin e vitit 2023. Synimi është të luajmë në evenimente të mëdha e të përmirësohemi, të arrijmë nivel më të lartë, të tentojmë të mësojmë e shkojmë më tutje. Ka gjëra që mund të përmirësojmë, e dimë si mund të luajmë, kemi synime të qarta. Kemi lojtarë të duhur për këtë gjatë, kemi punë për të bërë dhe nuk është e lehtë. Të gjithë duan të luajnë e të jenë pjesë e skuadrës, ky është synimi ynë. Kemi materialin e duhur për këtë gjë, duhet të tentojmë të bëjmë hapin tjetër.

Unë si trajner, më duhet të them nuk do të ndryshoja eksperiencën e ballafaqimit me këta rivalë. Nuk kishte presion të lojës kundër Italisë, Kroacisë, Spanjës, nuk kishte presion të tillë, Lojtarët kanë dhënë çdo gjë që mundën në fushë, do ta mbajnë mend gjithë jetën. Kur të dalin përsëri në fushë, do ta kenë si eksperiencë të vlefshme për ta. Është me rëndësi për lojtarët dhe duhet të merret parasysh që askush nuk na ka turpëruar. Lojtarët e dinin që duhej të sakrifikonin që të luanim në nivelin e duhur dhe kanë dhënë përgjigje shumë të mira brenda fushës. Nuk do të ndryshoja asgjë.

Broja dhe Hoxha më herët? Ne bëmë zëvendësimet që duhej të bënim, është shumë e vështirë që të luajmë ndaj Spanjës e cila është fantastike me lojtarë të mrekullueshëm. Ndaj ne i kemi planifikuar me kundërsulme, është dashur të bëjmë tranzicionin. Skuadra ka luajtur me vetëbesim të shtuar në këtë mënyrë, kjo është mënyra se si jemi kualifikuar. Të gjithë ë kemi bërë një lojë shumë të mirë. kanë luajtur si është dashur dhe kanë luajtur mirë. Dua të falënderoj tifozët, të cilët na kanë përkrahur gjatë humbjes, barazimit dhe në fund të kësaj sonte. Kishte adoleshentë, që nuk kanë parë asnjëherë Shqipërinë të luajë në Europë dhe për ta ka qenë krenari e madhe. Është një përvojë e artë dhe kemi luajtur një ndeshje të vështirë.

Unë kam luajtur e punuar me klube e kombëtare, kombëtaret të sjellin më afër me vendet. Kjo është përgjegjësi e madhe, normalisht nuk fle mirë për shkak të kësaj përgjegjësie. Mund të vija këtu e humbja me shumë gola diferencë, por jemi të lumtur me rezultatet dhe me atë që kemi arritur deri tani”, tha Silvinjo për mediat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts