“Kemi në proces një super-hetim”- Ministri i Drejtësisë paralajmëron ‘furtunë’ në administratën shtetërore: Çdo nëpunës pavarësisht gradës që mban do përballet me…






Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar sot në një deklaratë për mediat se struktura anti-korrupsion në dikasterin që ai drejton ka në dorë atë që ai e quajti një ‘super hetim’ për abuzime me pronën publike e private në gjithë vendin.

“Struktura anti-korrupsion në ministrinë e Drejtësisë ka në proces një super hetim me të gjitha abuzimet me pronën publike e private nga veriu në jug me fokus të vecantë bregdetin. Dosja e hetimit shtrihet në kohë …”, tha ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Ministri kishte një paralajmërim për të gjithë punonjësit e administratës shtetërore që janë të përfshirë në abuzime me detyrën.

“Pavarësisht gradës e funksionit që mban në administratën publike e shtetërore cdo nëpunës publik i këtij shteti që ofron një shërbim publik e që e shet këtë shërbim kundrejt ryshfetit në emër të shtetit e në zyrat e shtetit do përgjigjet e përballet me forcën e ligjit”.

Sipas Manjës, “nuk është vetëm agjencia shtetërore e Kadastrës fokusi i njësisë anti korrupsion”.

Aktualisht po trajtohen “mbi 700 raste të ankesave denoncimeve të qytetarëve dhe për agjenci të tjera publike në Shqipëri që shumë shpejt do kemi dhe për këto agjenci
fokusin më të madh të ankesave e denoncimeve e ka Kadastra”, tha ministri.

I pyetur për zhvillimet në PD, pas vendimit të sotëm të gjykatës së Tiranës që njohu Kuvendin e 11 dhjetorit të Sali Berishës, Manja tha:

“Opozitën e ftoj cilado të jetë opozita të bëhet pjesë e luftës kundër korrupsionit se këtë presin qytetarët prej nesh”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.