“Kemi nevojë për ushtarë”/ Zyrtari taleban e thotë “shkoqur”: S’do ketë demokraci në Afganistan

Nuk ka demokraci në Afganistan me ardhjen e talebanëve në pushtet.

Lajmi është konfirmuar nga vetë ata, nëpërmjet një zyrtari të lartë. Waheedullah Hashimi, ka thënë për Reuters se vendi do të qeveriset nga këshilli taleban në pushtet.

“Ne nuk do të diskutojmë se çfarë lloj sistemi politik duhet të aplikojmë në Afganistan, sepse është e qartë. Është ligji i Sheriatit dhe kaq, ” ka theksuar ai.

Hashimi më tej ka theksuar se talebanët po planifikojnë për të krijuar një forcë të re kombëtare, ku përfshihen anëtarët e saj dhe ushtarë të qeverisë të gatshëm për t’u bashkuar.

“Shumica e tyre janë trajnuar në Turqi dhe Gjermani dhe Angli. Kështu që ne do të flasim me ta për t’u kthyer në pozicionet e tyre. Sigurisht që do të kemi disa ndryshime, të kemi disa reforma në ushtri, por prapë ne kemi nevojë për to dhe do t’i thërrasim që të na bashkohen”, shtoi ai.

(BlakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *