“Kemi një vatër shumë të rrezikshme. Nisëm 50 efektivë!”- Ministri i Mbrojtjes tregon zonën problematike, ja strategjia për shpëtimin e Llogarasë










Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë një bilanc të situatës me zjarret në vendin tonë, duke bërë me dije deri më tani janë fikur 163 vatra në të gjithë territorin.

Peleshi

Niko Peleshi foli për një vatër të re dhe shumë të rrezikshme në Mashkullorë të Gjirokastrës, ku janë nisur 50 efektivë të Forcave të Armatosura. Po ashtu ministri i Mbrojtjes tha se nesër mbërrijnë në vendin tonë dy helikopterë nga Holanda që do të ndihmojnë në shpëtimin e Parkut të Llogarasë.

Kemi fikur 163 zjarre deri tani, është një shifër shumë dinamike. Para 10 minutash kemi një vatër shumë të rrezikshme në Mashkullorë të Gjirokastrës. Kemi angazhuar 1300 efektivë nga FA, ka mbi 1000 efektivë zjarrfikës, 143 mjete zjarrfikëse.  Jemi duke punuar me 3 helikopterë në të gjithë Shqipërinë. Vatra më serioze është ajo e Kukësit. Nuk rrezikon banesa. Kemi vatër në Theth, Vermosh, Tropojë, Mirditë. Të gjitha janë nën kontroll dhe kemi alokuar trupa dhe mjete.

Gjirokastra ka qenë një nga situatat më të rrezikshme që na kushtoi edhe një jetë. Patëm disa dëme materiale. Para pak minutash në Mashkullorë të Gjirokastrës na u desh të transferojmë 50 efektivë. Është një situatë jashtëzakonisht e rrezikshme atje. Sapo nisëm një helikopter atje dhe shpresoj në harkun e një ore ta vendosim në kontroll. Vatra e Pashalimanit mbetet më e rrezikshmja.

Në Llogara zjarri kërcënon një nga bukuritë më të rralla tonat Parkun Kombëtar të Llogarasë. Strategjia është që Llogaranë ta mbajmë deri nesër në mëngjes në agim. Rreth orës 06:00 është planifikuar fluturimi i dy helikopterëve që vijnë nga Holanda. Sapo të vijnë jam i bindur që gjatë ditës së nesërme do të kemi mbase lajme të mira dhe përfundimtare për shpëtimin e Parkut të Llogarasë”, tha Peleshi.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *