“Kemi pasur gabime e dështime”- Sekretari i Përgjithshëm i PS: Ja përgjigjja për cinikët e skeptikët që kur shohin kacafytjet tek kundërshtarët tanë, pyesin si ka mundësi që…









Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri në fjalën e tij në Kongresin e partisë që po zhvillohet këtë të shtunë, foli edhe për zgjedhjet vendore që do të mbahen vitin që vjen.

“Na ndajnë një Vit nga zgjedhjet vendore. Problemi ynë nuk është të mundim kundërshtarët tanë. Ne duhet të fitojmë garën me ambicien e objektivat tona me bindjen e çdo gjë që arrijmë të bëjmë është shumë më pak se ajo që mundim të bëjmë“, tha ai.

Duke bërë thirrje për afrimin e të rinjve në politikë, Gjiknuri u shpreh se kjo ofron një garanci për të ardhmen e demokracisë.

“Zhgënjimi i shumë njerëzve e të rinjve duhet të na bëjë të reflektojmë dhe ne për gjërat që nuk kanë shkuar mirë. Indiferentizimi e cinizmi i shprehur ne rrjetet sociale nuk është i mirë. Të rinjtë të marrin në dorë fatet e tyre. PS ka qenë e hapur përherë për ta do jemi të hapur”.

“Shumë të panjohura na presin. Nën drejtimin e PS e ardhmja është më e sigurtë. A kemi pasur gabime e dështime? Patjetër që po, por ne socialistët dimë mirë që suksesi nuk është përfundimtar dështimi nuk është fatal. Ka rëndësi vullneti e kurajo për të vazhduar përpara për të parë nga e ardhmja.

Shumë tek shikojnë shkërmoqjen e kacafytjet tek kundërshtarët pyesin si ka mundësi që PS pavarësisht debateve e përplasjeve ka dalë gjithmonë më e fortë se më parë.

U them është shumë e thjeshtë të nderuar cinikë e skeptikë. Mjafton të kultivosh ndër vite kulturën e debatit e respektimin e ideve”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *