“Kemi përgjegjësinë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve”, Basha reagon pas zgjedhjes së Këshillit të ri Kombëtar: Sfidat që kemi përpara janë te mëdha, por..








Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pasi u zgjodh Këshilli i ri Kombëtar i partisë. Me anë të një postimi në Facebook, kryedemokratiki Basha thotë se demokratët dhe demokratet kanë përgjegjësinë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve shqiptarë.

BASHA1

Sipas Bashës, sfidat që janë përpara janë te mëdha, ndërsa thekson se të gjithë bashkë, duhet të kapërcejnë vështirësitë dhe të përballen me padrejtësitë.

Basha vijon më tej duke thënë se Këshilli i ri, me përbërje zonja dhe zonjusha, të rinj e të reja, do të jetë një urë bashkëpunimi me shoqërinë, për të ndërtuar “Platformën Qytetare për Demokracinë|, idenë se së cilës ai e shpalosi të shtunën gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të PD.

“Mirënjohje për delegatët që në Kuvendin Kombëtar përfaqësuan demokratët anembanë Shqipërisë. Suksese Këshillit Kombëtar të përzgjedhur!

Keni besimin e demokrateve dhe demokratëve dhe përgjegjësinë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve, për shqetësimet e vogla dhe të mëdha të familjeve shqiptare, për të kapërcyer bashkarisht vështirësitë dhe për të qenë zëri i tyre përballë çdo padrejtësie.

Sfidat që kemi përpara janë te mëdha, por vullneti dhe vendosmëria jonë po ashtu.

Këshilli i ri, i hapur për më shumë zonja dhe zonjusha, më shumë të rinj dhe të reja, do të jetë një urë bashkëpunimi me shoqërinë, për të ndërtuar së bashku një Platformë Qytetare për Demokracinë, sepse ne jemi e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim”, shkruan kreu i PD.

SOT U SHPALL LISTA E ANETAREVE

Kujtojmë që Partia Demokratike ka shpallur mesditën e sotme listën fituese të 300 anëtarëve të Këshillit Kombëtar, që do të jenë pjesë e kampit blu në katër vitet e ardhshme.

Nuk rezultojnë fitues Edit Harxhi, e cila ishte një prej kandidateve për kryetare të PD në zgjedhjet e 13 qershorit, dhe Arben Ristani, ish-Sekretar i Përgjithshëm i PD-së.

Ndërkaq në listë janë emra të njohur si Aldo Bumçi, Agim Baçi, Andi Lila, Asllan Dogjani, Jemin Gjana, Ahmet Prençi.

Po ashtu pjesë e listës janë Oriela Nebijaj, Glauk Olladashi, si dhe artisti Robert Budina.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *