“Kemi shkuar përtej ëndrrës më të bukur”, Chiellini mbetet bardhezi: Oreksi vjen duke ngrënë, dua të ngre trofe të tjerë

Giorgio Chiellini po përjeton një nga verat më të bukura të karrierës së tij. Triumfi si kapiten në Euro 2020 ndoshta përfaqësonte pikën më të lartë të arritur në udhëtimin e tij të gjatë si futbollist, por koha e festimeve tashmë ka mbaruar. Chiellini zyrtarisht është pa skuadër, por nuk ka dyshim se ai do të jetë përsëri një nga lojtarët kryesorë të Juventusit sezonin e ardhshëm.

Vetë Chiellini, nga në Livorno, ku u shpërblye nga kryebashkiaku i qytetit të tij për triumfin në Euro 2020, shpjegoi se ai është gati të kthehet në stërvitje.

“Më duhen edhe disa ditë pushim për të të marrë veten, por të hënën do të jem i lumtur të rinisem përsëri në Torino. Kampion i Euopës? As që e ëndërroja ngritjen e kupës si kapiten i ekipit kombëtar. Ne jemi të kënaqur të luajmë futboll në qytetin tonë, por këtu kemi shkuar përtej ëndrrës më të bukur. Dua të ngre disa kupa të tjera, sepse oreksi vjen duke ngrënë”- u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *