Një situatë e çuditshme u regjistrua para startit të sfidës mes Belgjikës dhe Maraokut që përfundoi me rezultatin 0-2 në favor të marokenëve.
Portieri Bono zbriti në fushë si titullar, këndoi edhe himnin, por u largua vetëm pak sekonda para startit të ndeshjes.
Të gjithë mbetën të habitur nga kjo lëvizje, teksa pas ndeshjes ishte vetë portieri i Sevijas që zbuloi shkakun e largimit të befasishëm, ndërkohë që tha se nuk arriti të ndjekë takimin, pasi shkoi menjëherë në spital, për t’u kujdesur për shëndetin e tij.
“Isha në dyshim dhe mjekët bënë gjithçka që të qëndroja në fushë. Mora disa ilaçe para ndeshjes, por gjatë himnit kisha marrje mendsh dhe kërkova zëvendësimin. Mendova se ishte më mirë të mos e nisja takimin, sesa të digjja një zëvendësim. Ndeshjen nuk e pashë, pasi shkova menjëherë në spital, por jam shumë i lumtur me fitoren dhe do të festoj me shokët e mi”, u shpreh Bono.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al