Kënga me partizanë, asnjë lidhje me Hysajn/ Shikoni tekstin e plotë të “Bella Ciao”-s








Kënga me titullin “Bella Ciao” (“O e bukur, përshëndetje”) u bë vitet e fundit hit nga përdorimi si kolonë zanore e njërit prej serialeve më të ndjekura së fundmi, “Shtëpia e parave” (“Casa de papel”). Nisur nga popullariteti i saj, kjo këngë nisi të këndohej pasivisht në të gjithë botën.

Hysaj Casa del Papel

Nga lehtësia e tekstit si dhe e të kënduarit, kjo është përzgjedhur edhe nga mbrojtësi i Kombëtares Hysaj, pikërisht për të mos stonuar para shokëve.

Në këtë histori të stisur nga disa prej tifozëve të ekstremit të djathtë, një shqiptar nuk ka të bëjë aspak me përplasjen mes fashistëve apo partizanëve, aq më tepër që bëhet fjalë për vitin 2021, kur konteksti i kësaj kënge përdoret vetëm për kolonën zanore të një seriali të famshëm dhe jo më për ideologji të së kaluarës.

Më poshtë është edhe teksti i këngës, e cila në fillesat e saj është krijuar me një tjetër kontekst, por që për ditët e sotme përdorimi i saj lidhet vetëm me serialin e jo me partizanët:

Një mëngjes u zgjova,

o e bukur, përshëndetje!

Një mëngjes u zgjova dhe gjeta pushtuesin.

O partizan, më merr,

O e bukur, përshëndetje!

O partizan, më merr, sepse ndihem sikur do të vdes.

Dhe nëse unë vdes si partizan,

O e bukur, përshëndetje!

Dhe nëse unë vdes si partizan, duhet të më varrosni.

Më varrosni atje lart në male,

O e bukur, përshëndetje!

Më varrosni atje lart në male nën hijen e një luleje të bukur.

Dhe njerëzit që do të kalojnë,

O e bukur, përshëndetje!

Dhe njerëzit që do të kalojnë,

ata do të thonë “Sa lule e bukur!”.

“Kjo është lulja e partizanit”,

O e bukur, përshëndetje!

“Kjo është lulja e partizanit, dhe vdiq për liri!”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *