Këngë, humor dhe kujtime, këngëtari Bashkim Alibali në “Gëzuar me ju”

kenge humor dhe kujtime kengetari bashkim alibali ne gezuar me ju
kenge humor dhe kujtime kengetari bashkim alibali ne gezuar me ju

Këngëtari i mirënjohur Bashkim Alibali ishte në qendër të programit “Gëzuar me ju” këtë të diel. I rrethuar me miq, kolegë, bashkëpunëtorë, dashamirës të muzikës së tij, ai performoi disa nga këngët e tij të krijuara ndër vite dhe rrëfeu rrugëtimin e tij në art.

Në mes të ftuarve të cilët ndanë kujtime të ndryshme, ishte drejtori i Përgjithshëm i News24 Aleksandër Çipa, aktori dhe regjisori Bujar Kapexhiu, kompozitori dhe producenti Sokol Marsi, poeti, shkrimtari dhe gazetari Albert Zholi, humoristi shkodran Edmond Halili, Vjollca Sadiku, sipërmarrja e “Creation By Vjollca” dhe Joana Prifti, vajza e Stefit.

Bujar Kapexhiu festonte 80-vjetorin e lindjes, dhe në studio të gjithë zgjodhën që ta uronin duke i kënduar këngën e ditëlindjes, duke shënuar një kujtim të bukur për të.

Muzika është kryefjala e programin “Gëzuar me ju” dhe disa prej këngëve që Bashkim Alibali zgjodhi ishin “Sonte këndoj për ju”, teksti Jorgo Papingji dhe muzika Altin Maloku, “Faqekuqja te burimi”, muzika dhe teksti Lefter Çipa, “Në duart e nënës”, “Ëndërr e vjetër” muzika Jetmir Barbullushi, “Dhuratë për ditëlindjen”, “Kemi një Zot”, etj.

Ndërkohë që së bashku me Endrin dhe Stefi Priftin kënduan një këngë korçare dhe një shkodrane.

Humoristi shkodran Edmond Halili përveçse foli për marrëdhënien me Bashkim Alibalin, tregoi disa pjesë humoristike duke dhuruar shumë të qeshura, jo vetëm të pranishmëve në studio por edhe teleshikuesve.

Emocione të bukura Bashkim Alibali mori edhe kur në program u shfaqën dy videomesazhe nga dy prej miqve të tij më të mirë, nga Bujar Qamili dhe Myfarete Laze.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts