“Keni fshehur vdekjet Covid”, replike me tone të ashpra në Kuvend, Basha i drejtohet foltores, garda e ndalon. Manastirliu: Keni 18 muaj që hidhni vallen e…








Ogerta Manastirliu është përplasur me kryedemokratin Basha, në lidhje me akuzat e këtij të fundit nga foltorja e parlamentit, për fshehjen e vdekjeve Covid nga ana e institucioneve shtetërore

Në replikën e saj Manastirliu u shpreh se Shqipëria ia ka dal ndërkombëtarisht në betejën kundër Covid-19 dhe e akuzoi opozitën se ka 18 muaj që po e bazon retorikën e saj politike mbi vdekjet.

“E keni kthyer vdekjen në refren. Keni 18 muaj që hidhni vallen e vdekjes. Nuk e kuptoj pse këmbëngulni në vallen e vdekjes. Shqipëria ia ka dal edhe ndërkombëtarisht që ta fitojë betejën me pandeminë me Covid-19. Faktet flasin, ju ftoj të studioni më shumë kur flisni për fatalitetet. Mos të fërkoni barkun për vdekjet apo për një vaksinë të bërë më pak. 4.8 milionë fatalitete ka në të gjithë botën, i ka shkaktuar Covidi. Nëse nuk do të kishin qenë të fshehura nuk kishin si të binin në duart tuaja për ti tundur në ajër këtu. E keni nisur me akuza ndaj mjekëve, por qytetarët e treguan në zgjedhje. Duhet ta pranoni humbjen”, tha Manastirliu.

Teksa Manastirliu po i përgjigjej akuzave të Bashës nga foltorja e Kuvendit, kryedemokrati tentoi të shkonte të merrte fjalën por u ndalua nga Garda.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *