Kërcasin plumbat në Kosovë, plagosen me armë zjarri dy persona

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Fushë Kosovë, ku për pasojë janë lënduar dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.

“Informatat e para flasin për dy persona të lënduar nga arma e zjarrit. Të njëjtit janë dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha ajo.

Lidhur me këtë rast një person i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar nga ana e policisë dhe aktualisht po vijon puna për hetimin e rrethanave që lidhen me rastin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *