‘Kërcen’ kurba në Kosovë, regjistrohen 1 mijë e 765 raste me COVID-19, humbin jetën dhe 5 pacientë

Kosova ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të rasteve me COVID_19. 1 mijë e 765 të infektuar janë shënuar në 24 orët e fundit.

Po ashtu 5 pacientë kanë humbur jetën në po kaq orë. Kosova vijon me vaksinimin të popullatës teksa 601 mijë e 701 qytetarë kanë marrë të paktën 1 dozë, por kjo nuk po ndikon aspak tek ndikimi i variantit Delta.

Duket se Kosova po kalon një tjetër valë të COVID-19 dhe qeveria për këtë ka marrë masa sidomos për të pavaksinuarit.

NJOFTIMI NGA IKSHPK

Sot në vend janë shëruar 121 qytetarë

17 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 21.903 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 601.701 doza të vaksinës.

Deri më sot 213.279 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 9.581 testime, 1.765 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 121 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.278.

Në total numri i rasteve aktive është 10.183.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *