“Kërcënime groteske me sfurqe apo rikthime në skenë në emër të sovranitetit”/ Mesazhi i Ramës me ambasadorët: Figurat më të dyshimta të së shkuarës gjejnë guximin…









Kryeministri Edi Rama gjatë darkës së fundvitit me ambasadorët e akredituar në Shqipëri ka dhënë se lufta kundër korrupsionit kerkon vullnet politik. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare është ndalur edhe tek reforma në drejtësi, duke thënë se duhet kohë dhe durim për të patur rezultatet që presin qytetarët.

 

Rama u shpreh se figurat më të dyshimta të së shkuarës “gjejnë ende guximin të bëjnë kërcënime groteske me sfurqe apo rikthime në skenë në emër të sovranitetit, dinjitetit, pastërtisë”.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama

Të marrim reformën në drejtësi. Bëmë gjithçka u desh për të nisur reformën në drejtësi pas 25 vitesh dështim. E bëmë me një angazhim të palëkundur, duke marrë përsipër të gjitha kostot  në një mjedis armiqësor dhe hera herë edhe të rrezikshme politikisht, duke u përballur me kundërshti edhe brenda ish-koalicionit tonë. U premtuam njerëzve se sistemi i ri i drejtësisë që sjell drejtësi për të gjithë më në fund po vjen dhe unë ende e besoj fort që është kështu. Por duhet kohë, shumë më tepër kohë sesa koha që fluturon në mënyrë të pamëshirshme, e kësisoj ndërkohë rezultatet vijnë thjesht shumë ngadalë për njerëzit e këtij vendi, të cilët kanë pritur pafund të jetojnë në një vend ku gjithkush është i barabartë para ligjit. Duhet durim, shumë më tepër sesa i ka mbetur një kombi, ndërkohë që figurat më të dyshimta të së shkuarës gjejnë ende guximin të bëjnë kërcënime groteske me sfurqe apo rikthime në skenë në emër të sovranitetit, dinjitetit, pastërtisë.

Të marrim luftën kundër korrupsionit. Kërkon vullnet politik dhe po, ne e kemi. Kërkon reforma në të gjitha fushat dhe po, i kemi ndërmarrë që të gjitha. Kërkon modernizim sigurisht dhe po, po punojmë pa pushim për këtë gjë. E megjithatë kërkon së pari e mbi të gjitha, një sistem të pavarur plotësisht funksional drejtësie, ndërkohë cka mund të bëjmë hë për hë, teksa presim përfitimet e reformës në drejtësi të materializohen si e sa duhet, është të shfrytëzojmë dixhitalizimin dhe teknologjitë e reja.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.