Kërcënimet e Kinës me avionë ushtarakë, Tajvani: Nuk duam që të ketë luftë

15:03 08/10/2021

Tajvani dhe Kina ditët e fundit kanë rritur tensionin mes tyre për shkak të veprimeve ushtarake nga Pekini.

Presidentja e Tajvanit Tsai Ing Wen, në një deklaratë është shprehur se nuk duan që të ketë në përplasje me Kinën, por gjithçka të zgjidhet me bisedime.  “Tajvani nuk kërkon konfrontim ushtarak,” tha Tsai në një forum sigurie në Taipei.

Tajvani, i pretenduar nga Kina si territori i saj, raportoi se afro 150 avionë të forcave ajrore kineze fluturuan në zonën e saj të mbrojtur ajrore gjatë ditëve të fundit.

Ky vend është ankuar për më shumë se një vit për aktivitete të tilla, të cilat i konsideron si “luftë në zonën gri”.

Nga ana tjetër Kina thotë se po vepron për të mbrojtur sigurinë dhe sovranitetin e saj dhe ka fajësuar Shtetet e Bashkuara, pasi sipas tyre mbështetësin Tajvanin dhe po lejojnë dhe furnizuesin e tyre me armë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *