Kërcënimet ndaj gjyqtarëve, kryetarja e Komisionit të Ligjeve: Shqetësuese! Tregon se ‘çerdhet’ e krimit kanë frikë nga drejtësia

kercenimet ndaj gjyqtareve kryetarja e komisionit te ligjeve shqetesuese tregon se cerdhet e krimit kane frike nga drejtesia
kercenimet ndaj gjyqtareve kryetarja e komisionit te ligjeve shqetesuese tregon se cerdhet e krimit kane frike nga drejtesia

Kryetarja e Komisioneve të Ligjeve, Klotilda Bushka e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” nga gazetarja  Nisida Tufa foli për kërcënimet ndaj gjyqtarëve dhe punë  e bërë nga institucionet kompetentë të drejtësisë.

Ajo u shpreh se kërcënimet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve është shqetësuese pasi kërcënimet janë serioze dhe se duhen marrë në konsideratë.

Më tej kryetarja e Komisioneve të Ligjeve u shpreh se ‘çerdhet’ e krimit kanë frikë nga drejtësia, duke marrë parasysh goditjet ndaj bandave kriminale.

“Kërcënimet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve ëhstë shumë shqetësuese. Do duhet që ne si Komision Ligjesh të veprojmë në mënyrë që këto fenomene të parandalohen dhe të luftohen. Këto janë kërcënime serioze që duhen marrë në konsiderate, pasi na tregon se çerdhet e krimit janë shqetësuar dhe drejtësia po vepron. Kjo po ashtu tregon se janë rritur dhe rastet e zbuluara. Janë tregues që na bëjnë të kuptojmë se drejtësia ekziston. Ne kemi një raport institucional me sistemin e drejtësisë. Sa herë kryejmë takime institucionale, kemi dhe takime zyrtare para përgatitjeve të buxheteve. Kuvendi dhe Komisioni i Ligjeve ka qenë në mbështetje të prokurorëve dhe gjyqtarëve për sigurinë e tyre. Ne si komision do duhet të japim mbështetje për zbatimin e ligjit. Kemi vënë rekomandime për zbatimin e mbrojtjes dhe sigurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve”, u shpreh Bushka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts