Kërcënimet nga Rusia, Scholz paralajmëron Putin: Do mbrojmë çdo centimetër katror të territorit të NATO-s

kercenimet nga rusia scholz paralajmeron putin do mbrojme cdo centimeter katror te territorit te nato s

































Vendimi i NATO-s për të përforcuar kufirin e vet lindor ka për qëllim ta frenojë Rusinë, tha të dielën kancelari gjerman, Olaf Scholz.

scholz

Ai tha se Moska duhet ta ketë të qartë se aleanca ushtarake do të jetë e gatshme për ta mbrojtur veten, nëse është e nevojshme.

Duke folur në Forumin Ekonomik Gjerman, ku mori pjesë edhe kryeministrja e Lituanisë Ingrida Simonyte, Scholz tha se Gjermania ka luajtur rol udhëheqës në praninë e NATO-s në vendet e baltikut në kufi me Rusinë tash e një dekadë.

“Për shkak se kërcënimi nga Rusia do të vazhdojë, ne dhe aleatët e tjerë vendosëm vitin e kaluar të zhvendosnim njësite shtesë në vendet baltike, si dhe për ta vendosur atje përherë një brigadë të tërë në të ardhmen”, tha Scholz.

“Por ky ndryshim në politikën e sigurisë është i nevojshëm për t’i treguar Rusisë: Ne jemi të gatshëm për ta mbrojtur çdo centimetër katror të territorit të NATO-s kundër sulmeve”, shtoi ai.

Ai theksoi se diplomacia do të jetë e suksesshme vetëm nga pozicioni i forcës.

Në fillim të kësaj jave, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i paralajmëroi vendet anëtare të NATO-s të mos e lejonin Ukrainën të kryejë sulme me armët e tyre brenda Rusisë, pasi disa vende aleate të Perëndimit vendosin t’i heqin kufizimet ndaj Kievit për përdorimin e armëve me të cilat e furnizojnë.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, i hodhi poshtë paralajmërimet e Putinit të premten, duke thënë se aleanca ka dëgjuar shumë herë paralajmërime të tilla në të kaluarën dhe se vetëmbrojtja nuk nënkupton përshkallëzim./REL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts