Kërcënimet për ndërprerje të furnizimit, Moldavia dhe Rusia arrijnë marrëveshje për gazin

Qeveria moldave dhe Gazprom-i rus thanë se kanë rënë dakord që të zgjasin kontratën për furnizimin e Moldavisë me gaz, nga 1 nëntori. Kontrata do të vlejë për pesë vjetët e ardhshëm. Gazprom tha se marrëveshja është arritur me “kushte reciprokisht të dobishme”.

Moldavia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme javën e kaluar, pasi kontrata e saj e gazit me Gazprom-in – furnizuesin më të madh të gazit natyror në Evropë – ka skaduar në fund të muajit të kaluar, ndërsa dy palët nuk kanë arritur të pajtohen për detajet e një marrëveshjeje të re.

Rusia ka kërcënuar se do t’i ndërpresë furnizimet me gaz në Moldavi në fund të vitit, nëse kontrata ekzistuese e gazit nuk zgjatet deri atëherë.

Por, Ministria e Infrastrukturës e Moldavisë tha të premten se bisedimet në Shën Petersburg përfunduan me një “marrëveshje në parim”, sipas së cilës, kontrata e mëparshme midis Gazprom-it dhe Moldovagaz-it do të zgjatet, “duke përdorur formulën e çmimit të propozuar nga pala moldave”. “Furnizimet me gaz, sipas kontratës së re, pritet të fillojnë nga 1 nëntori, 2021”, tha Ministria në një postim në Facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *