Kërcënimet terroriste në aeroportin e Kabulit, pengesë për evakuimet

15:35 26/08/2021

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer tha se rreziku shumë konkret i sulmeve nga luftëtarë të Shtetit Islamik në aeroportin e Kabulit po pengon gjithnjë e më shumë përpjekjet e evakuimit në aeroport.

German Minister of Defence Annegret Kramp-Karrenbauer looks on as she attends the weekly German cabinet meeting at the Chancellery in Berlin, Germany, August 25, 2021. REUTERS/Michele Tantussi/Pool

Tani për tani jemi në fazën më të trazuar, më të rrezikshme dhe më të ndjeshme. Ne e dimë se kërcënimet terroriste janë rritur së tepërmi dhe ato janë bërë shumë më konkrete.  Kjo është një situatë shumë e vështirë për të gjithë të përfshirë në operacionin tonë të evakuimeve dhe kjo është arsyeja pse ne po bashkëpunojmë shumë ngushtë me njerëzit tanë në terren për të qenë në gjendje të evakuojmë gjermanët dhe ata që kanë bashkëpunuar në këto vite me ne”.

Me gjithë këtë situatë kaotike amerikanët ia kanë dale sipas zv.presidentes Kamala Harris që nga Vietnami foli për zhvendosjen e 13 mijë e 700 shtetasve amerikanë në risk duke e çuar numrin në total të të evakuuarve nga aeroporti i Kabulit në 95 mijë e 700 persona.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *