“Kërcënimi bërthamor rus të merret seriozisht”

11:36 15/04/2022

Shefi i CIA-s: Putin mund t’i përdorë për të mbuluar dështimin në Ukrainë

Kërcënimet me armë bërthamore të Moskës duhen marrë seriozisht, siç paralajmëron shefi i CIA-s Uilliam Bërns.

Ai citohet nga agjencia e lajmeve Reuters të ketë thënë se Vladimir Putin mund të urdhërojë përdorimin e armëve bërthamore me fuqi të ulët. Sipas tij, shefi i Kremlinit mund të jetë i detyruar të vendosë të përdorë këto armatime pasi është i dëshpëruar dhe nën presion për të mbuluar dështimin katastrofik që ushtria ruse rrezikon në luftën e Ukrainës, e për ta bërë atë të duket si një fitore.

Kokat bërthamore me fuqi të ulët janë më të vogla se ato që përdoren për raketat ndërkontinentale. Ato mund të hidhen si mortaja ose të shpërthehen si mina. Këto lloje kokash bërthamore shkaktojnë shpërthime më të vogla krahasuar me armët e mëdha bërthamore, por shumë më të fuqishme se raketat e zakonshme. Rusia ka arsenalin më të madh të armëve bërthamore në botë.

Paralajmërimet e shefit të CIA-s vijnë një ditë pasi numri dy i Federatës Ruse, Dimitri Medvedev kërcënoi Europën me afrimin e raketave bërthamore, nëse NATO anëtarëson Finlandën dhe Suedinë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *