“Kërcënimi i hapur, tregon mendësinë hegjemoniste”, Osmani i përgjigjet Beogradit: Në territorin e Kosovës s’do të ketë kurrë më policë e ushtarë të Serbisë

kercenimi i hapur tregon mendesine hegjemoniste osmani i pergjigjet beogradit ne territorin e kosoves sdo te kete kurre me police e ushtare te serbise
kercenimi i hapur tregon mendesine hegjemoniste osmani i pergjigjet beogradit ne territorin e kosoves sdo te kete kurre me police e ushtare te serbise

Dje dhe sot ka pasur kërcënime të hapura të zyrtarëve të lartë të Serbisë se janë duke e shqyrtuar mundësinë e dërgimit të 1 mijë ushtarëve në Kosovë siç thonë “në përputhje me Rezolutën 1244”.

Për këtë ka reaguar presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se në territorin e Kosovës s’do të ketë kurrë më as policë e as ushtarë të Serbisë.

“Kërcënimi i hapur për agresion policor e ushtarak nga ana e Serbisë dëshmon se në atë shtet vazhdon mendësia hegjemoniste. Kjo duhet të refuzohet e kundërshtohet qartë nga e gjithë bota demokratike, e cila i dha goditjen më të fuqishme kësaj mendësie pikërisht në vitin 1999.
Plagosja e mbrëmshme e një pjesëtari të Policisë së Kosovës është veprim kriminal dhe i orientuar kundër rendit kushtetues e sovranitetit të Kosovës si dhe kundër veprimeve për sundim të rendit e ligjit. Gjithashtu, sulmet ndaj gazetarëve përbëjnë cenim flagrant të të drejtës për informim të lirë.
Autorët e këtyre krimeve, urgjentisht të sillen para drejtësisë, ndërkaq institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë.
Në territorin e Republikës së Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë! Ëndrra hegjemoniste e Serbisë nuk do të jetësohet kurrë!”, deklaron Osmani.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts