‘Kërcënimi’ i Macron për pezullimin e vizave për Kosovën, Ilda Zhulali: Deklarata shkaktoi turbullirë në botën shqiptare. Procesi është mbyllur dhe…

kercenimi i macron per pezullimin e vizave per kosoven ilda zhulali deklarata shkaktoi turbullire ne boten shqiptare procesi eshte mbyllur dhe
kercenimi i macron per pezullimin e vizave per kosoven ilda zhulali deklarata shkaktoi turbullire ne boten shqiptare procesi eshte mbyllur dhe

Në studion e emisionit “Open” në News24, u diskutua deklarata e presidentit francez Emmanuel Macron për pezullimin e vizave për Kosovën.

Në lidhje me deklaratën e Macron, Ilda Zhulali, ekspertja për çështjet Ndërkombëtare, u shpreh se Kosova i ka kaluar të gjitha etapat për liberalizimin e vizave , ndërsa shtoi se ka një ndryshim qëndrimesh mes Gjermanisë dhe Francës ndaj Kosovës dhe Serbisë.

“Deklarata e tij i shastisi të gjithë, përveç Ramës. Shkaktoi shumë turbullirë jo vetëm në botën shqiptare, por kudo. Kosova i ka kaluar të gjitha etapat për liberalizimin e vizave. U miratua dhe rezoluta nga Parlamenti Evropian. Duke pasur parasysh që vendimi është kopsitur, ajo që mbetet është vetëm zbatimi më datë 1 janar. Nga ana teknike, Macron s’ka mundësi që ta zhbëjë këtë proces.

Deklarata e Macron pro supozon se kjo gjë ka ndodhur, të paktën nga përkthimi. Sqarimi që bëri ministria e Punëve të Jashtme, e zhvendos në një tjetër kuptim. Që pret që Kurti të mbajë premtimin e tij për të zbatuar planin franko-gjerman. Ky është konteksti që e ka shpjeguar deklarata. Macron bëri një balancim të qëndrimit që bëri dje kancelari gjerman. Ne mund t’i shohim ndryshime mes Francës dhe Gjermanisë në raport me Kosovë dhe Serbinë.

Duhet ta themi qartë që s’ka një vendim për pezullimin e vizave, ky proces është i mbyllur.”, u shpreh ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts