Kërcënohet me jetë zv/presidentja amerikane

13:31 18/04/2021

Arrestohet infermierja që i dërgoi video në burg bashkëshortit ku fliste për vrasjen e Kamala Harris

Një infermiere në Miami është arrestuar pasi ka kërcenuar me jetë zëvëndës presidenten amerikane Kamala Harris. Lajmi është raportuar në mediat vendase.

Niviane Petit Phelps, akuzohet për regjistrimin dhe dërgimin e disa videove te bashkëshorti i saj. Ky i fundit aktualisht ndodhet në burg dhe në videot që kishte marrë nga gruaja e tij flitej për vrasjen e zyrtares së lartë amerikan.

Kamala Harris do të vdesësh. Ditët e tua janë të numëruara tashmë. Dikush më pagoi 53,000 dollarë vetëm për t’ju vrarë, unë do ta bëj punën, në rregull”, thotë Phelps në një nga videot.

Një agjent special i Shërbimit Sekret përgjoi komunikimet midis Phelps dhe burrit të saj të burgosur në JPay, një platformë komunikimi që lejon njerëzit të cilët nuk janë të burgosur të komunikojnë me njerëz brenda burgut.

Sipas mediave amerikane infermierja kishte urrejtje për zv. presidenten Harris dhe presidentin amerikan Joe Biden.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *